Houston befason kampionin, Lakers pësojnë disfatë nga Pelicans

E publikuar: 24/02/2019 10:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Houston Rockets ka arritur të marrë një fitore të madhe në udhëtim te kampioni në fuqi Golden State Warriors.

Edhe pse për skuadrën nga Teksasi mungoi basketbollisti i tyre më i mirë James Harden, fitorja është arritur me gjashtë pikë epërsi 112:118.

Rockets arritën në çerekun e parë të krijojnë epërsi prej 15 pikëve 20:35 dhe deri në fund të ndeshjes me një mbrojtje të fortë e mbrojtën epërsinë e tyre.

Eric Gordon me 25 pikë ishte më efikasi në radhët e Rockets, derisa me lojë të mirë u dallua edhe Chris Paul me 23 pikë dhe Keneth Faried me 20 të tjera.

Kevin Durant me 29 pikë, Steph Curry me 25 si dhe Klay Thompson me 20 të tjera ishin basketbollistët më efikas tek vendasit, por që këto pikë nuk mjaftuan për t’i mposhtur Rockets.

Pas kësaj fitore të arritur, Rockets janë ngritur në pozitën e pestë në Konferencën e Perëndimit, ndërsa Warriors vazhdojnë të mbetën skuadra e parë në tabelë.

Humbje befasuese ka pësuar edhe Los Angeles Lakers në udhëtim te New Orleans Pelicans me 13 pikë diferencë 128:115.

Jrue Holiday ishte më meritori për këtë fitore të vendasve me 27 pikë e shtatë asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe ish-basketbollisti i Lakers, Julius Randle që shtoi 24 pikë, ndërsa ndeshjen me 18 pikë e përfundoi Diallo i vendasve.

Brandon Ingram me 29 pikë dhe LeBron James me 27 të tjera ishin më efikasit tek Lakers, por që nuk mjaftuan për të marrë fitore. /Telegrafi/

Atlanta Hawks – Phoenix 120:112

Charlotte Hornets – Brooklyn Nets 115:117

Cleveland Cavaliers – Memphis Grizzlies 112:107

New Orleans Pelicans – LA Lakers 128:115

Washington Wizards – Indiana Pacers 112:119

Miami Heat – Detroit Pistons 96:119

Chicago Bulls – Boston Celtics 126:116

Oklahoma City Thunder – Sacramento Kings 116:119

Golden State Warriors – Houston Rockets 112:118

Milwaukee Bucks – Minneosta Timberwolves 140:128

Utah Jazz – Dallas Mavericks 125:109