Hoti takon Zakonjshek, flasin për rajonal ekonomik në fushën e transportit

E publikuar: 15/09/2020 12:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka pritur sot në takim drejtorin e Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjshek, me të cilin biseduan për mundësitë e bashkëpunimit të përgjithshëm rajonal ekonomik, veçanërisht në fushën e transportit.

Kryeministri Hoti theksoi përkushtimin e plotë të Qeverisë për ta thelluar bashkëpunimin rajonal, me qëllim të intensifikimit të zhvillimit ekonomik, lehtësimit të zhvillimit të biznesit, sigurisë në rrugë dhe qarkullimit të njerëzve dhe mallrave, si kusht për progres të përgjithshëm të rajonit, në udhën e integrimeve evroperëndimore, njofton Klan Kosova.

Ndërsa, Matej Zakonjshek tha se transporti dhe lidhjet rajonale janë faktorë shumë i rëndësishëm për rimëkëmbjen dhe përparimin e mëtejshëm të vendeve të kësaj pjese të Evropës Juglindore.