Hoti reagon ndaj Daçiqit: Këto kërcënime janë boshe, BE-ja duhet të reagojë

E publikuar: 14/03/2019 19:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj deklaratave të Ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ku përmend ndërhyrjet e forcave serbe në veri të Kosovës.

Për deputetin e LDK-së  këto kërcënime janë boshe, pasi tani Kosova e ka ushtrinë  e vet dhe se KFOR-i është ende i pranishëm në territorin e shtetit tonë.

Sipas tij, kjo është një gjuhë kërcënuese që dëshmon se arritja e një marrëveshje mes dy vende është  ende larg.

Postimi i Hotit në  Facebook:

Cdo dite ndegjojme kercenime nga Serbia, sic eshte rasti i fundit me kercenimin e ministrit te jashtem serb per nderhyrje ne veri te Kosoves. Ata e dine se Kosova tani e ka ushtrine e vet, dhe se KFOR eshte ende ne Kosove. Prandaj, edhe ata e dine se keto kercenime jane boshe.

Por, kjo gjuhe kercenuese tregon se arritja e marreveshjes ne mes te dy vendeve eshte ende larg. Kjo gjuhe duhet te ndalet para cfaredo dialogu. BE-ja duhet te reagoje. /