Hoti pas takimit me rektorët: Ka nevojë për disa ndryshime ligjore në universitete

E publikuar: 19/06/2020 14:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim rektorët e Universiteteve Publike në vend, raporton “Front Online”.

Pas këtij takimi, Hoti është deklaruar për media, e ku ka thënë që ky takim ishte një takim punues në mes të Qeverisë dhe rektorëve për të koordinuar prioritet në programin e ri qeverisës.

“Takimi i sotshëm ishte takim punues, njoftues pasi që ishte takimi ynë i parë. U njoftuam me programin qeverisës për fushën e arsimit për disa nga prioritet më të rëndësishme që kanë këto universitete”, raporton ka thënë Hoti.

Hoti theksoi nevojën për disa ndryshime ligjore në arsimin e lartë.

“Ka nevojë për disa ndryshime ligjore në universitete për nevojat e tregut të punës jo vetëm në Kosovë por edhe me gjerë”, ka thënë kryeministri

Ai u zotua që Qeveria do t’i ndihmojë institucionet e arsimit të lartë për të përmbushur të gjitha kriteret që kërkohen nga Agjencia Kosovare e Akreditimit.

“Do t’i ndihmojmë këto i institucione që të përmbushin disa nga kriteret që kërkohen nga Agjencia e Akreditimit. Folëm edhe për mundësinë që këto universitete të kenë më shumë pavarësi, siç pritet ta kenë edhe të financiare”, raporton ka thënë Hoti, Front Online.