Hoti: Ka rënie ekonomike – duhet të tërheqim investitorë të huaj

E publikuar: 03/04/2020 15:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti, ka thënë se sipas Bankës Qendrore të Kosovës ka rënie ekonomike gjatë këtij vitit.

Ai ka thënë se duhet të identifikohen burimet e financimit të rritjes, por siç ka shtuar mbi të gjitha të thellohet partneriteti me SHBA-në.

Sipas Hotit duhet të tërhiqen investitorë nga Amerika, Gjermania dhe vendet tjera të BE-së.