Higuain: Fitore që dërgon drejt Scudettos

E publikuar: 10/02/2018 05:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gonzalo Higuain ka shënuar një herë ndaj Fiorentinës në fitoren 2-0, ndërsa pas ndeshjes tha se është një hap i madh drejt Scudettos. 

Federico Bernardeschi ka shënuar nga gjuajtja e lirë, ndërsa Higuain mbylli ndeshjen në minutat e fundit.

“Nuk është e thjeshtë fitosh këtu”.

Gonzalo Higuain duke festuar golin. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

“Nuk kishim një ndeshje brilante, por nuk rrezikuam. Fituam dhe mendoj që është një hap i madh drejt Scudettos”.

“A e prisja golin e Bernardeschit? Po, jam shumë i lumtur për të”.

Gonzalo Higuain dhe Federico Bernardeschi duke festuar. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Ndërsa i pyetur për golin e ti ai shtoi: “Është gjithmonë e rëndësishme, jam gjithmonë i qetë”, ka thënë Higuain pas ndeshjes për Sky Sport Italia.

Juventusi pas kësaj fitoreje ka 62 pikë, dy më shumë se Napoli që luan të shtunën ndaj Lazios. /Telegrafi/