Heynckes ia mbyll derën Interin dhe Chelseat për Vidalin

E publikuar: 19/11/2017 13:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shanset e Interit për nënshkrimin e Arturo Vidalit duket se po zvogëlohen pasi trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes ka lavdëruar mesfushorin kilian.

Ishte raportuar më parë se trajneri gjerman ishte i pakënaqur me qëndrimin e mesfushorit në stërvitje dhe po mendonte të lejonte largimin e në afatin kalimtar të transferimeve të janarit.

Nerazzurët u thanë të ishin të parët në listën e skuadrave për të siguruar nënshkrimin e tij, por Heynckes tani është shprehur i kënaqur me përmirësimin e punës së Vidal.

“Unë kam pasur një bisedë të gjatë me të dy javë më parë”, deklaroi fillimisht trajneri i klubit bavarez.

Vidal do të mungojë në Kampionatin Botëror me Kilin e tij (Getty Images)

“I thashë atij se nuk isha i kënaqur me gjendjen e tij të përgjithshme fizike. I tregova se nëse ai donte të luante, ai do të duhej të ndryshonte diçka”.

“Ai nuk e pa atë në mënyrë të saktë, por që nga ai moment ai ndryshoi mënyrën e trajnimit”.

“Këtë javë ai ka qenë i jashtëzakonshëm. Unë e di shumë mirë se çfarë është i aftë të bëjë”, përfundoi Heynckes.

Komentet e Heynckes sugjerojnë se Vidal tani ka një të ardhme më afatgjatë te kampionët gjermanë, që do të thotë se Interi, Chelsea dhe disa skuadra tjera do të duhet të kërkojë gjetkë për përforcime. /Telegrafi/