HELLO Solaborate përgatitet për lançimin e produkteve të reja në Kickstarter

E publikuar: 02/07/2018 16:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas një fushate shumë të suksesshme të HELLO në Kickstarter, Solaborate vendosi të lançonte një HELLO 2 të ri dhe të përmirësuar.

Krahas HELLO 2, vjen një televizor me prekje 4K quajtur HELLO Touch, një edicion special HELLO Creator Edition dhe dy HELLO Gadgets.

HELLO 2 gjithashtu do të shndërrojë televizorin tuaj në një mjet video komunikimi dhe ndërveprimi.

Por gjenerata e dytë e pajisjes vjen me harduer të përmirësuar, një ekosistem më të mirë dhe kombinohet së bashku me HELLO Touch 4K.

HELLO Touch është një tabelë virtuale ku çdokush mund të ndajë ekranet me të tjerët por edhe të diskutojnë idetë dhe problematikat duke shkruar mbi të.

Mundësitë që ofron ky produkt janë të shumta. I shkëlqyeshëm për prezantime, dizajn UI/UX përshtatur për diskutime dhe koordinime mes ekipeve.

Solaborate gjithashtu ka vendosur të hapë platformën duke ofruar API-në dhe SDK-në pr zhvilluesit që duan të ndërtojnë gadgets dhe aplikacione për sistemin.

Gadgets do ta përmirësojnë HELLO edhe më tutje. Tashmë krijuesit mund të përdorin platformën për të mirën e tyre duke pasur mundësi të monetizojnë produktet.

HELLO Solaborate synon ti shërbejë institucioneve të të gjitha llojeve. Misioni i saj është thjeshtësimi dhe përmirësimi i komunikimit duke sjellë një zgjidhje të domosdoshme për këto institucione.

Solaborate prezantoi HELLO 2 në Janar. Në edicionin e 5-të kompania rrëmbeu çmimin Inovacionit i Vitit në ICT Awards./PCWorld Albanian