Haziri: Masat e qeverisë duhet të respektohen, pikëpyetje për vendimin t’i sqarojë Kushtetuesja

E publikuar: 24/03/2020 02:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se njëjtë sikurse kryetari Isa Mustafa edhe ai mendon që vendimi i qeverisë për masat e reja është anti-kushtetues.

Por, në një deklaratë për Interaktiv në KTV ai ka thënë se ato duhet respektuar deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Thirrja ime e vazhdueshme është që qytetarët të rrinë në shtëpi. Ka pikëpyetje për vendimin që duhet t’i sqarojë Kushtetuesja, meqë Presidenti ka thënë se do ta dërgojë aty. Kushtetuesja mund të marrë masë të përkohshme, por deri atëherë duhet respektuar vendimin”, ka thënë Haziri.

Ai ka konfirmuar se LDK-ja do të vazhdojë me planet për rrëzimin e qeverisë Kurti, pjesë e së cilës është.