Haziri: Jemi afër për t`i zgjidhur problemet që ky qytet i ka trashëguar me shekuj

05.03.2019 16:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Haziri: Jemi afër për t`i zgjidhur problemet që ky qytet i ka trashëguar me shekuj

Kuvendi Komunal i Gjilanit, të martën, në mbledhjen e radhës, të kryesuar nga Shpresa Kurteshi-Emini, ka shqyrtuar raportin e punës për vitin 2018 të kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, i cili është përcjellë me një debat të gjerë dhe polarizues nga dy partitë më të mëdha opozitare (LVV e PDK) si dhe ka anuluar tri vendime të mëhershme që kanë të bëjnë me planet rregulluese.          

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, pasi ka bërë një prezantim të shkurtër të aktiviteteve të vitit të kaluar, ka thënë se 2018-ta ka qenë një vit i vështirë për punë, me sfida dhe probleme, por i suksesshëm, sepse janë arritur objektivat e planifikuara.

“2018-ta mund të konsiderohet një vit jashtëzakonisht i suksesshëm në planin buxhetor, i cili është realizuar mbi 97 për qind, sikurse edhe te investimet, të cilat janë realizuar në shkallën 86 për qind”, ka thënë Haziri. 

Investime të vrullshme janë bërë në infrastrukturën rrugore, ujësjellës, kanalizime, trotuare, gjithandej territorit të komunës së Gjilanit. Tashmë ka përfunduar pjesa më e madhe e rrugës hyrëse me katër krosi Gjilan-Ferizaj, e cila përfundon te stacioni i autobusëve, ndërkohë që në bashkëpunim me qeverinë do të vazhdohet projekti për zgjerimin e kësaj rruge, deri në Kllokot, sikurse sivjet do të fillohet me ndërtimin e rrugës me katër krosi edhe në drejtim të Prishtinës, deri në fshatin Bresalc.

Haziri ka thënë se rëndësi e veçantë po i kushtohet infrastrukturës nëntokësore. Jemi përfitues të programit të për ndërtimin e  impiantit të ujërave të zeza si dhe do të fillojmë me ndërtimin edhe të kolektorëve të ujërave atmosferikë.

Mirusha, një problem i kahershëm i Gjilanit, është trajtuar në të gjitha drejtimet, përfshirë edhe lagjen Dardania, derisa në pjesën jugore kemi filluar punimet në rregullimin e shëtitores. Në këtë projekt do të vazhdohet me punime, deri në finalizim, nga qarkorja, në veri, deri te Livadhet e Akllapit, në jug.

Në sektorin e ndërtimit po vendoset një rend sa i përket disiplinës dhe nuk do të ketë tolerancë ndaj askujt që nuk respekton kriteret ndërtimore. Ndërkaq, në Urbanizëm duhet të bëhet një riorganizim, për të vendosur një standard të ri të punës sa i përket zbatimit të detyrave, ka thënë kryetari Haziri, duke paraqitur në mënyrë përmbledhëse të dhënat nga raporti, i cili i përmban të gjitha detajet për punën e vitit 2018, sipas drejtorive, njësive dhe zyrave përkatëse.

“Jemi larg për të arritur idealen, por jemi afër për t`i zgjidhur problemet që ky qytet i ka trashëguar dhe që i ka me shekuj”, ka thënë ai.

Debati për raportin e kryetarit të Komunës, ka qenë mjaft polarizues. Dy subjektet kryesore opozitare, LVV e PDK, nëpërmjet shefave të grupeve, Nevzad Isufi e Riza Abdyli, kanë qenë kritike ndaj punës së qeverisjes komunale, dy subjektet tjera, po ashtu opozitare, Nisma dhe G/2, nëpërmjet Mimoza Kadriut e Ibish Ibishit, janë treguar neutrale në vlerësim, ndërsa subjektet qeverisëse, LDK e AAK, nëpërmjet Avdul Aliut, përkatësisht Arta Hazirit, kanë thënë se raporti është një pasqyrim real i zhvillimeve pozitive në këtë komunë.

Në debatin e gjerë e polarizues janë përfshirë edhe këshilltarët Bujar Nevzati, Shefik Surdulli, Enver Hajrullahu, Fitim Guda, Milivoje Stojanoviq, Nehat Osmani, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, Arijeta Rexhepi dhe të tjerë, të cilët, nga këndvështrimi i tyre i kanë bërë analizë të gjerë raportit të punës, përkatësisht qeverisjes së kryetarit Haziri.

Duke iu përgjigjur kritikave të opozitës në drejtim të tij, kryetari Haziri ka thënë se unë kam ndërtuar besim te qytetarët në një moshë shumë të re dhe këtë besim jam duke e ruajtur prej gati 20 vitesh, si shërbyesi më i madh i këtyre qytetarëve në krye të Komunës së Gjilanit deri më tani.

Ai ka paralajmëruar zgjerim të koalicionit qeverisës, pas datës 15 maj, kur pritet të bëjë një vlerësim të punës së drejtorëve komunalë, duke mos përjashtuar as shoqërinë civile nga mundësia e përfshirjes në qeverisje.

Në pyetjet tjera të këshilltarëve komunalë, janë përgjigjur drejtorët Naser Korça, Ramiz Ramadani, Nazim Gagica, Nevzad Rushiti, Selami Xhemajli, Shpresa Hajdari e Bekim Bajrami. 

Njëherësh, Kuvendi ka anuluar vendimin për miratimin e planit rregullues të hollësishëm “Qendra 2”, “Qendra 3”, “Lagja e Spitalit” si dhe vendimin e datës 26.11.2018, për lënien në fuqi të tri vendimeve të lartshënuara, sipas rekomandimit të ministrisë përkatëse.

Përndryshe, për nder të 5, 6 e 7 marsit, seanca  e sotme ka filluar me nderimet e Kuvendit ndaj sakrificës së familjes Jashari, me ç`rast kryesuesja e Kuvendit, Shpresa Kurteshi-Emini, ka thënë se këto janë ditët e fillimit të kthesës më të madhe në historinë e popullit shqiptar të Kosovës dhe të ardhmen e tij./Infosot/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Rritet prapë çmimi i naftës në Kosovë

Rritet prapë çmimi i naftës në Kosovë

Haradinaj e ripërsërit: Shkëmbimi i territoreve, ide ruse e serbe

Haradinaj e ripërsërit: Shkëmbimi i territoreve, ide ruse e serbe

Haradinaj deklarohet pas fjalëve të Britanisë së Madhe kundër prekjes së kufijve

Haradinaj deklarohet pas fjalëve të Britanisë së Madhe kundër prekjes së kufijve

Deklarohet Radojiçiq: Po, jam takuar edhe me Thaçin, edhe me Haradinajn

Deklarohet Radojiçiq: Po, jam takuar edhe me Thaçin, edhe me Haradinajn

Djegia e mandateve sjell përplasje edhe në PE. Doris Pack: Masa ndaj Fleckenstein, nëse…

Djegia e mandateve sjell përplasje edhe në PE. Doris Pack: Masa ndaj Fleckenstein, nëse…

Britania e Madhe: Prekja e kufijve, e rrezikshme

Britania e Madhe: Prekja e kufijve, e rrezikshme

Kërkesë për paraburgim ndaj personit që dyshohet që ka sulmuar bashkëshorten dhe nënën e tij

Kërkesë për paraburgim ndaj personit që dyshohet që ka sulmuar bashkëshorten dhe nënën e tij

Veseli: Askush dhe asgjë nuk mund të na ndajë me SHBA-të

Veseli: Askush dhe asgjë nuk mund të na ndajë me SHBA-të

Qeveria ndan 100 mijë euro për themelimin e Qendrës Përkujtimore “Bllaca 1999”

Qeveria ndan 100 mijë euro për themelimin e Qendrës Përkujtimore “Bllaca 1999”

Kosova radhitet lart në indeksin e Bankës Botërore për politikëbërje

Kosova radhitet lart në indeksin e Bankës Botërore për politikëbërje

Pas zgjidhjes së emrit, fokusi në përmbushjen e reformave

Pas zgjidhjes së emrit, fokusi në përmbushjen e reformave

Kërkesë për paraburgim ndaj të dyshuarit për tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje

Kërkesë për paraburgim ndaj të dyshuarit për tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje

Këshilli për Trashëgimi Kulturore reagon rreth Kullës së Sulejman Vokshit

Këshilli për Trashëgimi Kulturore reagon rreth Kullës së Sulejman Vokshit

Hoti nënshkruan memorandum me Universitetin e Ferizajt

Hoti nënshkruan memorandum me Universitetin e Ferizajt

Haziri: Jemi afër për t`i zgjidhur problemet që ky qytet i ka trashëguar me shekuj

Haziri: Jemi afër për t`i zgjidhur problemet që ky qytet i ka trashëguar me shekuj

Ministrja Hoxha autorizohet për të nënshkruar fondet e IPA 2018 si dhe raportoi për zbatimin e  MSA-së

Ministrja Hoxha autorizohet për të nënshkruar fondet e IPA 2018 si dhe raportoi për zbatimin e MSA-së