Haradinaj: Vuçiq, mohuesi i masakrës së Reçakut që po favorizohet nga BE urren patologjikisht shqiptarët

05.12.2019 18:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Haradinaj: Vuçiq, mohuesi i masakrës së Reçakut që po favorizohet nga BE urren patologjikisht shqiptarët

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka reaguar pas deklaratave të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili tha se masakra e Reçakut është fabrikuar dhe se gjithçka është falsifikuar nga siç tha “mashtruesi botëror, hajni dhe vagabondi William Walker”.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se ky qëndrim i Vuçiqit dëshmon qartë se Serbia edhe në formë institucionale e ruan paturpësisht mendësinë kriminale e të trashëguar nga koha e Millosheviqit.

“Urrejtja patologjike e Vuçiqit ndaj shqiptarëve, po dëshmohet edhe me deklarimin e tij të fundit, se masakra e Reçakut e cila tronditi mbarë botën në vitin 1999 është e fabrikuar. Ky qëndrim dëshmon qartë se Serbia edhe në formë institucionale e ruan paturpësisht mendësinë kriminale e të trashëguar nga koha e Millosheviqit”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se është për keqardhje se si Serbia, që konsiderohet si shtet favorit nga BE-ja, vazhdon ta kultivojë urrejtjen etnike ndaj shqiptarëve dhe mohon krimet gjenocidale të saja, “duke kontaminuar kështu të ardhmen e tyre dhe duke zvogëluar shanset për paqe dhe pajtim në rajon”. Ndryshe, Vuçiq e ka quajtur “të tmerrshme” atë që Ivan Todosijeviq është dënuar me dy vjet burg, sepse ka thënë se krimi në Reçak ”është trilluar”.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


​Bajram në pandemi, besimtarëve nuk iu lejua falja në xhami

​Bajram në pandemi, besimtarëve nuk iu lejua falja në xhami

Thaçi: Me shumë solidaritet e harmoni këtë Kurban Bajram

Thaçi: Me shumë solidaritet e harmoni këtë Kurban Bajram

Plan 9 pikësh i Miroslav Lajçakut për dialogun Kosovë – Serbi

Plan 9 pikësh i Miroslav Lajçakut për dialogun Kosovë – Serbi

Miratimi i buxhetit, Hoti: Do të nisim zbatimin e masave për rimëkëmbje ekonomike

Miratimi i buxhetit, Hoti: Do të nisim zbatimin e masave për rimëkëmbje ekonomike

Avokati 𝐒𝐚𝐡𝐢𝐭 𝐌𝐮𝐬𝐚 vdes nga Covid-19

Avokati 𝐒𝐚𝐡𝐢𝐭 𝐌𝐮𝐬𝐚 vdes nga Covid-19

Miratohet rishikimi i buxhetit edhe në leximin e dytë

Miratohet rishikimi i buxhetit edhe në leximin e dytë

Deputetët votojnë pro pagesës së rrezikshmërisë për zjarrfikësit

Deputetët votojnë pro pagesës së rrezikshmërisë për zjarrfikësit

Institucionet, cak i sulmeve kibernetike në Maqedoninë e V.

Institucionet, cak i sulmeve kibernetike në Maqedoninë e V.

Numri më i ulët i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë në Itali

Numri më i ulët i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë në Itali

Mbi 17 milionë raste me COVID-19 në botë

Mbi 17 milionë raste me COVID-19 në botë

Haziri falënderon “ELKOS-in” për donacionin dedikuar Spitalit të Gjilanit

Haziri falënderon “ELKOS-in” për donacionin dedikuar Spitalit të Gjilanit

Deputetët votojnë kundër ngritjes së pagave për mjekët e policët

Deputetët votojnë kundër ngritjes së pagave për mjekët e policët

Haziri: Mos e humbni durimin për fitore ndaj COVID-19

Haziri: Mos e humbni durimin për fitore ndaj COVID-19

Zemaj: Shqetësuese, ka njerëz që mendojnë se janë të paprekshëm nga COVID-19 dhe infektojnë të tjerët

Zemaj: Shqetësuese, ka njerëz që mendojnë se janë të paprekshëm nga COVID-19 dhe infektojnë të tjerët

Suedezët do të punojnë nga shtëpia deri në fund të vitit për shkak të COVID-19

Suedezët do të punojnë nga shtëpia deri në fund të vitit për shkak të COVID-19

Koronavirusi heq Samsung nga ‘maja’ e listës së prodhuesve të telefonave të mençur

Koronavirusi heq Samsung nga ‘maja’ e listës së prodhuesve të telefonave të mençur