Haradinaj: Vizat hiqen brenda tre muajsh

E publikuar: 22/05/2017 17:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka premtuar se brenda afatit tre mujor do të hiqen vizat nga Bashkimi Evropian.

Ai ka deklaruar se si shef i qeverisë bashkë me partnerët e koalicionit, do të gjejnë zgjidhjen e pranueshme për Demarkacion me Malin e Zi, duke kthyer kufirin në Çakorr, dhe solucion kushtetues për Asociacionin e Komunave serbe.

Haradinaj në një intervistë që transmetohet sonte në RTK ka folur për planin e tij politik e qeverisës, për Ushtrinë e Kosovës, për raportet dhe marrëveshjet me Serbinë, për zhvillimin ekonomik, për shëndetësinë, arsimin dhe për çështjet tjera.

Po ashtu i nominuari i bllokut PDK-AAK-Nisma flet edhe për koalicionin me PDK-në dhe ofertat tjera për koalicion si AAK-Nisma.