Haradinaj: Vetëvendosje shkoi me logjikën e forcimit të vetvetes, jo të opozitës

E publikuar: 19/04/2016 21:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar ish partnerin e bllokut opozitarë Vetëvendosjen, duke thënë se ajo ka menduar që vetëm ajo e mund ta garanton ndryshimin.

“Vetëvendosje duke menduar se vetëm ajo e garanton ndryshimin ka shkuar në logjikën e forcimit të vetvetes por jo të opozitës, por ky është një veprim i gabuar”, ka thënë Haradinaj.

Lideri i AAK-së e ka quajtur jo të duhur nëse partnerit ia jep njenjën në veprim e sipër se duke kundërshtuar po e sheh vetëm forcimin e vetës.

“Në rast në rrugëtim e sipër i’a jep ndjenjën një partneri që krahas kundërshtimit do ta shohësh vetëm përforcimin e vetvetes nga ata që po të ndihmojnë nuk e ka logjikën e duhur”, ka shtuar ai.

Ndërsa, duke folur për largimin e Donika Kadaj-Bujupi nga AAK, Haradinaj ka thënë se ajo ishte një punëtore e cila ka mbledhur votën e vet, por që nuk e ka marr vete atë votë që e ka pasur në AAK.

“Donika ka qenë punëtore votën e vet e ka mbledh, jo që ka të tjerë ndoshta që jo, por ajo ka qenë punëtore. Deputetët kur largohen nga partia, pavarësisht si e arsyetojnë atë, ata nuk marrin votën e vet me veti. Është një kolege që ka vendos ndryshe, ne e respektojmë vendimin e saj, e vetmja gjë është se si ka vendos ajo me shku, ndoshta ka mujt me bë në një formë ndryshe me ardh ne takim të kryesisë me thanë rrugët tona ndahen krejt në rregull”, ka theksuar ai.

………….

Haradinaj: Marrëveshja me Nismën opsion i përbashkët për të fituar zgjedhjet

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj e ka quajtur opsion për t’i fituar zgjedhjet, lidhjen e koalicionit me Nisman pwr Kosovwn.

“Tani ne bashkë paraqesim një opsion, me mundësi me qenë edhe opsioni fitues i zgjedhjeve. Në fakt nuk është kjo arritja është nisja, ne rrugëtojmë bashkë si opozitë në partneritet me NISMA-n kemi rrugëtuar edhe me Vetëvendosjen. Ne kemi formalizu bashkëpunimin e mëtejmë edhe në rast të zgjedhjeve ne shkojmë bashkë në zgjedhje”, tha Haradinaj në Klan Kosova.

Haradinaj ka shtuar se janë të vetëdijshëm se duhet shumë punë për të qenë fitues, partnerë e bashkëpunim edhe me struktura tjera politike, por thotë se ka marr urime pwr kwtw koalicion parazgjedhor.

“Ne jemi të vetëdijshëm se për të qenë opsion fitues kemi ende rrugë për të bërë, partner të tjerë, bashkëpunim edhe me strukturat të caktume politike me parti në rast se është situata, pa jemi të vetëdijshëm që jemi në rrugë e sipër, pra nuk e precizojmë saktë si mundet me ndodh ky partneritet, megjithatë unë kam marr urime, përshëndetje, telefonata duke na thënë ju lutem mos u ndalni në këtë rrugë”, ka shtuar ai.

Haradinaj ka thënë se e vlerëson bashkëpunimin që kishin me Lëvizjen Vetëvendosje, por thotë se në ndërtimin e një opsioni për të ardhmen kanë dallime.

“Ne kemi vlerësuar mirë ose lartë angazhimin e VV-së në kundërshtim të marrëveshjeve që janë të gabueshme të rrezikshme Demarkacionit, Zajednicës mirë në ndërtim të një opsioni për të ardhmen kemi dallime në vizionin si e shohim Kosovën kemi dallim edhe si vihet deri te ndryshimi”, ka shtuar ai.

Ndërsa thotë se janë të hapur për bashkëpunim të hapur me secilin.

“Por ashtu siç do parti ne jemi të hapur për partnerit për figura të ndryshme dhe mirëpresim partneritetin me secilin. Por në rast të zgjedhjeve ndryshimi ndodh nëse një opsion i rrjedhun nga opozita fiton, ndryshe s’ka si bëhët ndryshimi”, theksoi Haradinaj.