Haradinaj thotë se nëse bie Qeveria merr me vete edhe Thaçin dhe Veselin

E publikuar: 30/11/2018 19:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk do të tërhiqet nga qëndrimi për mos-ndryshim kufijsh dhe për taksën ndaj Serbisë, edhe nëse kjo i kushton me rrëzimin e qeverisë që ai udhëheq.
Në një intervistë për Interaktiv në KTV, Haradinaj ka thënë se Kosovën e 17 shkurtit 2008, nuk mund ta zhbëjë askush dhe as presidenti.

Nëse largohet ai nga posti, tha se do t’i marrë me vete edhe Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

Haradinaj vazhdon të besoj se ndryshimi i kufijve bëhet vetëm me luftë.