Haradinaj: S’ka nevojë për trauma, bëhuni 61 deputetë dhe shkojmë në zgjedhje

E publikuar: 19/02/2019 15:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së qeverisë ka thënë se i pëlqen ideja e ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli për mbajtjen e një takimi.

Haradinaj ka thënë se është i gatshëm të diskutojë me të gjithë akterët.

“Më pëlqej ideja për me u taku takimet janë të mirëseardhura, pse jo një takim i tillë unë kam thënë se njohja duhet të jetë si kërkim falje për atë që Serbia i ka bërë Kosovës, pastaj hap edhe perspektiva tjera. Jam i gatshëm të diskutojë më të gjithë akterët. Me gjithë që jemi takuar kam thënë se dialogu duhet të ndodhë pa u kushtëzu, njohja duhet të vijë si kërkim falje, krijohen marrëdhënie tregtare e procese tjera”, ka deklaruar kryeministri, raporton lajmi.net.

Tutje, ai ka thënë se kur po i jepet mundësia po konsultohet edhe me partitë opozitare LDK e VV.

“Nëse ata mendojnë se zgjedhjet janë të nevojshme, dersia ne jemi në procese kaq të rënda është e pashpjegueshme shkuarja në zgjedhje, nëse i heqim këto tema atëherë mund të shkojmë, por ish dashtë të ndodhë e kundërta dhe këto parti të kyqen në dialog”.

I pyetur rreth ftesës së përfaqësueses për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, Haradinaj ka thënë se ajo ka mbajt një dialog të fshehtë edhe e ka vazhduar atë. Ai mendon se është më mirë që dialogu të vazhdojë në tavolinë.

“Ne  kemi disa ngarkesa zgjedhjet mund të vijnë çdo ditë nuk është e thënë që Kosova të bëj përjashtim për zgjedhje as s’ka nevojë me u bo nervoz e as me rrit nervozën, mjafton me u bo 61 deputetë dhe me shku në zgjedhje nuk ka nevojë për trauma tjera”, ka thënë Haradinaj i pyetur nëse marrëdhëniet me Veselin nuk janë të mira.

Ai ka thënë se nuk është i gatshëm të shkojë në zgjedhje por mosbesimi ndaj qeverisë mund ta qojë vendin në një proces të tille.

“Se kam parë Veselin është jashtë vendit nuk më ka kërkuar të mbahen zgjedhjet por është e drejt legjitime nëse e kërkon ndonjëri nga partnerët. S’kam iniciativë unë për me shku në zgjedhje. Nuk qohen porositë kështu tash jemi të rritur i kem do vjet, 5 minuta punë merremi vesh për këtë. Unë kohën e shfrytëzoj me i kry punë këtij vendi”, ka theksuar kryeministri.

Haradinaj ka shtuar se për taksën po këmbëngul për të mirën e vendit por edhe për marrje votash.

“Këmbëngulja për taksën po bëhet për të dyja arsyet. Nëse ne në këtë etapë shkojmë me hapa mbrapa nuk do mund të kthehemi, nëse me këto kushte shkojmë në dialog finalja do të jetë shumë e keqe për Kosovën, nëse ne e fillojmë me hapa mbrapa dhe me lëshime që kemi ditë me i bo ka me na godit marrëveshja finale dhe do kemi vështirësi shumë ma të këqija se këto. S’mund të na vendosin kushte në tavolinë dikush që na ka shkaktuar dhimbje. Nëse ne fillojmë me hapa mbrapa do ta pësojmë keq në fund”, ka përfunduar kreu i qeverisë. /