Haradinaj shfuqizon vendimin për shpronësimin e Brezovicës

E publikuar: 22/09/2017 17:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj ka shfuqizuar vendimin për shpronësimin e pronave të paluajtshme për interes publik, të cilat preken nga implementimi i projektit për Qendrën turistike në Brezovicë, njofton Klan Kosova.

Sipas njoftimit të qeverisë, një vendim i tillë është marrë pasi që “ky projekt ka dështuar”.

Vendimi është marrë në mbledhjen e katërt të qeverisë së re.