Haradinaj përkujton Skënderbeun: Kryeprinci i shqiptarëve është gjithmonë frymëzim për ne

E publikuar: 16/01/2020 16:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Gjergj Kastriotin një ditë para përvjetorit të vdekjes së tij.

Ai tha se Skënderbeu është gjithmonë frymëzim për shqiptarët duke e quajtur edhe kryprinc të popullit.

“Më 17 janar 1468, pushoi së rrahuri zemra e themeltarit të Shqipërisë, kryeprincit të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Gjenerali që sfidoi superfuqitë e kohës, është gjithmonë frymëzimi për secilin që ndjehet shqiptar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Vepra e tij gjithmonë ndezi shkëndijat e kryengritjeve për liri. Lum shqiptarët që e kishin. Lavdi e përjetshme!”