Haradinaj: Nuk do të lejojmë që kriminelët ta marrin ligjin në dorë

E publikuar: 28/12/2018 10:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka vizituar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës ku ka takuar kryetarin e Policisë Rashit Qelaj.

Haradinaj e ka quajtur të dhimbshme ditën e djeshme duke thënë se polici Demaj ka dhënë jetën duke mbrojtur jetën qytetarëve.

Ai ka premtuar mbështetje për policinë dhe ka thënë se po punojnë shumë që tu sigurohen të gjitha kushtet për punë të dinjitetshme.

Haradinaj  ka thënë se bashkë me policinë po punojnë që mos të lejojnë që kriminelët të mos marrin në dorë ligjin.

“Dje a qenë një ditë e dhimbshme, e ndjeshme. Polici ka shti në mbrojtje të vendit dhe ka pagu me jetë. Erdha me ju shpreh ngushëllime, dhe e falënderoj drejtorin që e ka menaxhu dje ngjarjen. Na kemi me punu dhe skemi me leju që kriminalët me marrë ligjin në dorë. Dje kanë mujt me u vra gra e fëmijë” është shprehur Haradinaj.