Haradinaj në Mejë pritet nga shumë qytetarë

E publikuar: 29/04/2017 14:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ramush Haradinaj kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është duke bërë homazhe në Mejë të Gjakovës.

Ai atje është pritur nga shumë banorë, vetëm dy ditë pas lirimit të tij nga autoritetet franceze ku ka qëndruar për rreth katër muaj, njofton Klan Kosova.

Haradinaj gjatë ditës homazhe ka bërë edhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, te ish-Presidenti Ibrahim Rugova si dhe te kompleksi i Jasharajve në Prekaz.

Më pas ai pritet që vizitën e tij ta përfundojë në vendlindjen e tij në Gllogjan ku edhe do të bëj homazhe tek varrezat e dëshmorëve.