Haradinaj: Masakra e Rezallës, plagë e hapur e Kosovës

E publikuar: 05/04/2019 11:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se masakra në Rezallë e cila ka ndodhur 20-vjet më parë, është plagë e hapur. Dhe që, martirët e Rezallës me sakrificën e tyre e mbajnë të freskët përjetësisht kujtesën për rrugën e vështirë deri në liri.

“Masakra në Rezallë, 20-vjet më parë, nga e cila ende shumë të pagjetur, është plagë e hapur e Kosovës dhe i jep zë thirrjës sonë për drejtësi. Martirët e Rezallës, me sakrificën e tyre e mbajnë të freskët përjetësisht kujtesën tonë për rrugën e vështirë deri në liri”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Masakra në Rezallë, 20-vjet më parë, nga e cila ende shumë të pagjetur, është plagë e hapur e Kosovës dhe i jep zë thirrjës sonë për drejtësi. Martirët e Rezallës, me sakrificën e tyre e mbajnë të freskët përjetësisht kujtesën tonë për rrugën e vështirë deri në liri

Rezalla, si vatër e pamposhtur e luftës çlirimtare, e ka shkruar historinë me gjakun e bijave dhe bijve më të mirë, që nuk e kursyen jetën e tyre për t’iu bërë lirisë gurthemel. Lavdi e përjetshme martirëve dhe dëshmorëve.