Haradinaj: Kosova ofron kushte të mira për investimet e huaja

07.05.2019 16:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Haradinaj: Kosova ofron kushte të mira për investimet e huaja

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim një grup biznesmenësh dhe investitorësh amerikanë nga fusha të ndryshme, në përbërje të Bryan Ingram, Fred Ketcher dhe Bruce Stewart si dhe sipërmarrësit Rrustem Gecaj dhe Genc Meraku, me të cilët ka biseduar për mundësitë dhe ambientin e përshtatshëm që ofron Kosova për investitorët nga jashtë.

Kryeministri Haradinaj me këtë rast ka njoftuar z. Ingram dhe delegacionin, për progresin e Kosovës në të gjitha fushat veçmas, për prioritetet e Qeverisë në zhvillim ekonomik, forcim të sundimit të rendit dhe të ligjit dhe fusha tjera me rëndësi për vendin.

“Kosova ofron mundësi të mira për investitorët potencial. Ka hartuar legjislacion i cili lehtëson dhe thjeshtëson procedurat e të bërit biznes. Kemi Ligjin për Investime Strategjike i cili është mjaft i favorshëm për bizneset vendore dhe veçmas ato të huaja”, tha kryeministri Haradinaj, dhe shtoi se Qeveria do të jetë partner dhe mbështetës i parezervë i bizneseve.

Kryeministri Haradinaj theksoi se Kosova është vend shumë i përshtatshëm për investime në sektorë të ndryshëm, pasi numri më i madh i popullatës janë të rinj dhe janë potencial për kompanitë dhe bizneset që kapitalin e tyre e investojnë në Kosovë.

Nga ana e tyre, investitorët amerikanë, shprehën gatishmërinë e tyre për investim në Kosovë në fusha dhe sektorë të ndryshëm, si në teknologji informatike, riciklimin e mbeturinave, në agrokulturë dhe fusha tjera me rëndësi për zhvillimin ekonomik të vendit./Infosot/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


BE-ja reagon për gjuhën fyese të Bërnabiqit

BE-ja reagon për gjuhën fyese të Bërnabiqit

Vuçiq: Është rrënuar besimi me Perëndimin rreth Kosovës

Vuçiq: Është rrënuar besimi me Perëndimin rreth Kosovës

Berisha: Ju tregoj se si u vra Ahmeti Krasniqi – u ekzekutua nga Fatos Klosi dhe SHIK’u

Berisha: Ju tregoj se si u vra Ahmeti Krasniqi – u ekzekutua nga Fatos Klosi dhe SHIK’u

Haradinaj: Ishim të gatshëm për çdo situatë në veri

Haradinaj: Ishim të gatshëm për çdo situatë në veri

Berisha: Edi Rama nuk kurseu Rugovën as të vdekur, lexoi fjalimin e Rexhep Qosiqit

Berisha: Edi Rama nuk kurseu Rugovën as të vdekur, lexoi fjalimin e Rexhep Qosiqit

Vetëvendosje: 55 deputetë votuan për t’i zhvatur qytetarët për KEDS në emër të RTK’së

Vetëvendosje: 55 deputetë votuan për t’i zhvatur qytetarët për KEDS në emër të RTK’së

A janë përgjimet në BDI të ndërlidhura me aksionin “Fshesa”?

A janë përgjimet në BDI të ndërlidhura me aksionin “Fshesa”?

Ish-deputeti i PDK-së paditë Kosovën, kërkon 65 milionë euro në arbitrazh

Ish-deputeti i PDK-së paditë Kosovën, kërkon 65 milionë euro në arbitrazh

Apostolova: Merrni seriozisht rekomandimet në Raportin e Progresit, hartoni plan veprimi

Apostolova: Merrni seriozisht rekomandimet në Raportin e Progresit, hartoni plan veprimi

A mund të bëhet fryrje e buzëve dhe rritje e gjoksit në QKUK?

A mund të bëhet fryrje e buzëve dhe rritje e gjoksit në QKUK?

Për 24 orë: 84 aktakuza kundër 104 personave dhe 12 të ndaluar

Për 24 orë: 84 aktakuza kundër 104 personave dhe 12 të ndaluar

Sindikata e RTK-së mirëpret votimin në parim të ligjit për transmetuesin publik

Sindikata e RTK-së mirëpret votimin në parim të ligjit për transmetuesin publik

Bushati kritika Ramës për Kosovën: Mbështeti tezën serbe të shekullit të 19-të

Bushati kritika Ramës për Kosovën: Mbështeti tezën serbe të shekullit të 19-të

Pesë vjet punë, miliona euro të shpenzuara dhe punëtorë të vdekur – fakte interesante rreth Autostradës “Arbën Xhaferi”

Pesë vjet punë, miliona euro të shpenzuara dhe punëtorë të vdekur – fakte interesante rreth Autostradës “Arbën Xhaferi”

Biserko: Serbia është dashur ta njohë e para Kosovën

Biserko: Serbia është dashur ta njohë e para Kosovën

Themelorja nuk pranon t’i hetojë aferat e korrupsionit në Telekom, rasti i kthehet Speciales

Themelorja nuk pranon t’i hetojë aferat e korrupsionit në Telekom, rasti i kthehet Speciales