Haradinaj i kërkon BQK-së arsyet e vendimit për rritjen e çmimit të sigurimit të automjeteve

E publikuar: 22/11/2019 17:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti për informata më të detajuara mbi arsyeshmërinë e vendimit për rritjen e çmimit të sigurimit të veturave.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

“Pas vendimit për rritjen e tarifave për regjistrimin e automjeteve për 26% dhe pas reagimeve të shumta të qytetarëve, sot i jam drejtuar Guvernatorit të Bankës Qendore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, me kërkesën për një informatë të detajuar mbi arsyeshmërinë dhe faktorët në bazë të të cilave është marrë ky vendim”, ka shkruar ai.