Haradinaj flet për haraçin dhe kërcënon Qeverinë

E publikuar: 13/01/2016 19:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Opozita nuk do të ndalet dhe ky është kërcënim politik, ka thënë për Rubikon të KTV-së, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ai ka theksuar se pushteti nuk po e kupton seriozitetin e opozitës, por edhe të qytetarëve të cilët nuk do të lejojnë copëtimin e Kosovës.

Haradinaj me bindje ka thënë se opozita do të thërras serish protesta edhe nëse do të ketë incidente të tilla, vetëm për ta parandaluar të keqen për Kosovën.

Haradinaj deklaroi se nuk ka ekspert në botë që mund t’ia ndryshojë qëndrimin e tij sa i përket demarkacionit me Malin e ZI.

Ai ka akuzuar pushtetin se ia ka veshur haraçin pasi ai nuk është i korruptuar.