Haradinaj: Derisa s’ka njohje nga Serbia, do të ketë tensione

E publikuar: 06/02/2019 14:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur pas deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur lidhur me deklaratën e Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i cili ka shprehur shqetësimin lidhur me tensionet në rritje midis Prishtinës dhe Beogradit.

Kryeministri Haradinaj tha se Kosova është shkëputur nga UNMIK-u dhe këto deklarime nuk janë reflektim i të vërtetës së tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.

Megjithatë Haradinaj e pranoi se derisa Serbia nuk e njeh Kosovës si shtet, do të ketë tensione.

“Ne kemi shkëputur komunikimin me UNMIK-u, ata i shkruajnë këto letra dhe i dërgojnë atje, nuk është reflektim i së vërtetës së tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë. Derisa s’ka njohje është normale, ka tensione”, tha Haradinaj, raporton EO