Haliti: Ministri Hyseni nuk duhet të sillet si OJQ

E publikuar: 12/02/2016 12:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i Komisionit për Integrime Evropiane, Xhalit Haliti ka kërkuar që në plan të punës së këtij komisioni, të ftohet dhe të raportojë ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni për çështjen e rekrutimeve të kosovarëve më ISIS, rastin e Kumanovës, sigurinë në Kuvend dhe në Kosovë.
Këto komente, Haliti i bëri në komisionin për Integrime Evropiane.
Ai tha se nuk e di se kush është shoqëri civile në Kosovë.

“Unë nuk e di për veten time se kush është shoqëria civile në Kosovë sepse në takime, në konferenca, shoqëria civile paraqitet shumë herë si me qenë vazale e politikave dhe politikanëve të caktuar. Ose në njëfarë mënyrë paraqitet në çështjet që kanë të bëjnë me buxhetet të trajtimin e temave të huaja por jo edhe të veta”, citon kp të ketë thënë Haliti.

Po ashtu, Haliti kërkoj që në planë të punës të komisionit të ftohet ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni dhe të raportoj për çështjen e rekrutimeve të kosovarëve më ISIS, rastin e Kumanovës, për sigurinë në Kuvend dhe në Kosovë.
Madje ai tha se Hyseni nuk duhet të sillet si OJQ, duke marr pjesë nëpër konferenca të ndryshme ndërkombëtare.