Haki Abazi: Kosova e sigurt veç me Albinin Kryeministër

E publikuar: 29/08/2019 08:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti politik, Haki Abazi ka shkruar në Facebook rreth koalicionit LVV-LDK dhe se kush duhet të jetë Kryeministër, shkruan Gazeta Express.

Sipas Abazit koalicioni qeverisës LVV-LDK me kryeministër Albin Kurtin është garancion për ndryshimin e madh në Kosovë.

“Koalicioni qeverisës LVV-LDK, me kryeministër Albin Kurtin është garancion për pastrimin e Kosovës dhe ndërtimin e standardit të qeverisjës dhe zhvillimit, pa korrupcion dhe pa nepotizëm”,ka shkruar Abazi.

Ai ka thënë se Vjosa Osmani ende nuk ka fuqi vendimarrëse në LDK.

“Jo pse Vjosa Osmani nuk do ta bëjë një gjë të tillë por që nuk është ende vendimarrese në LDK e aq më tepër që ne LDK ende ka individ të fuqishëm që kanë interesa pa fund në sistemin e PRONTOs, të shtetit të kapur, e që Kosova nuk duhet të vuaj pasojat e kesaj strukture mbrenda LDKs dhe fuqisë së sajë për ta sabotuar ndryshimin, agjenden reformuese dhe zhvillimore”, ka shkruar Abazi.

Abazi ka shkruar se koalicionin LVV-LDK me kryeministër Albin Kurtin nuk e duan vetëm kapësit e shtetit.

“Koalicionin me LVV dhe me kryeministër Albin Kurtin nuk e duan vetem kapësit e shtetit, të korruptuarit dhe kriminelët, atyre qe LVV kurrë nuk ju ka zgjatur as dorën as jetën. Dhe kurrë nuk ka votuar për ta”, ka shkruar Abazi. /GazetaExpress/