Hajrizi: Gjykata Kushtetuese nuk merr vendime nën presion politik

E publikuar: 26/10/2016 19:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Arta Rama-Hajrizi, në 7 vjetorin e themelimit të Kushtetueses tha se kjo gjykatë ka vendosur për raste të rëndësishme për vendin, pa ndikime politike.
“Jemi të vetëdijshëm se vendimet që marrim ne analizohen e komentohen shpeshherë edhe jashtë kontekstit dhe dëshiroj të theksoj se edhe gjatë këtij viti vendimet që kemi marrë nuk janë vendime të presioneve por e analizave dhe standardeve ndërkombëtare”, citohet të ketë thënë Rama-Hajrizi, në ceremoninë e organizuar për këtë përvjetorë.

Ajo ka përmendur 118 kërkesa të pranuara vetëm këtë vit, nga të cilat 103 janë parashtruar nga parashtrues individual, ndërsa pjesa tjetër nga ato shtetërore.

Rama-Hajrizi ka përmendur edhe vendimet e Kushtetueses për Asociacionin e Komunave Serbe dhe atë për Manastirin e Deçanit.