Guardiola: Ky futbollist i Juventusit më pëlqen

E publikuar: 24/02/2016 09:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka thënë se qendërmbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci është një prej futbollistëve që i pëlqen më së tepërmi.

Pas përfundimit të duelit mes Juventusit dhe Bayern Munichut që u mbyll në barazim 2:2, Pep Guardiola ka shprehur lëvdatat e tij për kundërshtarin, e në veqanti mbrojtësin Leonardo Bonucci.

“Bonucci është një prej futbollistëve që më pëlqen më së tepërmi”, deklaroi Guardiola në konferencë për shtyp, përcjell.

Mbetet të shihet nëse ky është një mesazh nga Guardiola për Bonuccin, para afatit kalimtar të verës kur ai do të emërohet në postin e menaxherit në Manchester City.