Gruaja godet pandërprerë “të dashurën” e burrit, e tërheq për flokësh dhe përpiqet t’i shqyejë rrobat e saj (Video)

E publikuar: 20/02/2018 21:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grua e zemëruar sulmoi “të dashurën” e supozuar të burrit të saj në rrugë, pasi pretendon se ajo më në fund ‘i ndau ata pas dy vjetësh’.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, videoja dramatike dhe e dhunshme tregon një grua duke u goditur në mënyrë të përsëritur – duke përfshirë edhe në fytyrë – kur ajo shtrihet në tokë.

Gruaja e tërheq për flokësh dhe tenton t’i shqyejë rrobat asaj, të dyshuarën “për prishje të familjes”, ndërsa kjo e fundit bërtet në dhimbje.

Dëshmitarët thanë se konfrontimi ndodhi në rrugët e Wei County në Handan, një qytet në Provincën Hebe të Kinës Veriore.

Pavarësisht nga thirrjet e zonjës së paditur dhe lutjet për mëshirë, gruaja vazhdon ta godas gruan e re, ndërsa të afërmit vazhdojnë ta filmojnë. /Telegrafi/