Grenelli ‘Supermeni’ për të cilin litar është edhe treni!

15.02.2020 15:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Grenelli ‘Supermeni’ për të cilin litar është edhe treni!

Grenelli sillet si një sherif adoleshent, ambicioz dhe entuziast i filmave kauboj të Perëndimit të Egër, që për të mbetur hero në kujtesën e një amerikaneje të bardhë, i vjerr për dy minuta trembëdhjetë indianë në litar, nën të njëjtën dardhë.

Dhe këta trembëdhjetë indianë të gjorë, vetem pse kanë qëlluar aty në çastin më të papërshtatshëm, janë fajtorë.

Tipi është thjeshtë një uragan që mund të na rrënojë lehtë themelin nën këmbë dhe kulmin mbi tavan, vetëm për t’u dëshmuar si Supermen para opinionit amerikan dhe evropian.

Që nën atë kulm jeton në shtëpinë e tij me shumë vuajtje e peripeti një popull i çliruar nga robëria shumë shekullore, falë paraardhësit të paraardhësit të shefit të tij, tipit as që i ha palla.

Për të është shumë më i rëndësishëm suksesi i shpejtë, me të cilin do të mburren sa të jenë gjallë shefi i tij, lbabai, nëna, motra, daja, tezja dhe halla.

Tipi thjeshtë në vend se të rritet me libra, është rritur me revole, shigjeta, legjenda, mite dhe përralla, ku flitet për Supermenin i cili ka aq shumë fuqi, sa që e sjellë si litar rreth qafës se kalit, trenin e mbushur me plotë të rritur dhe fëmijë.

Për mua është plotësisht e qartë se tipi është këtu për ta kërkuar suksesin e shpejtë që ia sjellë disa qindra mijëra vota shefit të tij dhe ia kthen borxhin për përkrahjen zemërgjerë në fushatën e kaluar zgjedhore Putinit në Rusi.

Madje për mua kjo është po aq e qartë, sa përgjigja në pyetjen : Kush e solli këtë ujk të papërmbajtur në torishten tonë të skuqur me gjakun e pafajshëm të deleve të therura në thertoren e kryekasapit Millosheviq?

Natyrisht kush tjetër përpos krytradhtarëve Hashim Thaçi, Edi Rama, Gent Cakaj dhe shefit të tyre Baton Stanishiq, që lobuan për interesat serbe dhe ruse në USA, më shumë se sa Putini për Trumpin në zgjedhjet e kaluara presidenciale.

Çfarë katërshe fatale?

Po si nuk na u hoq përgjatë tërë historisë sonë të përgjakur asnjë herë gazepi nga tradhtarët vendor, që për shefat e tyre në Beograd, Ankara dhe Moskë po dëshmohen si nxënësit më shembullor.

Madje shumë më shembullor se sa origjinali që i vjen era pelë dhe kali, përderisa imitatit i vjen era jashtëqitje dhe bagla, sepse është i eksituar nga seksi me armikun, sikur Muja nga viagra.

Mirëpo nëse ne i rezistojmë me shkathtësi, urti dhe mençuri këtij uragani, me shpresën se do e humb fuqinë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, e kemi së paku një shans real për të shpëtuar pa dëme fatale.

Dhe këtu Albini mund ta luaj një rol vendimtar nëse e përdor si duhet kapacitetin e tij njerëzor dhe intelektual, për t’i bashkuar sinqerisht forcat me Ramushin dhe Fatmirin.

Sepse edhe pse bëhet fjalë për dy super hajna, së paku mund të ngushëllohemi që nuk janë tradhtarë politik, por vetëm financiar dhe ekonomik.

Fakt është që kauboji po na sjellë litarin rreth qafës si luani që ia sjellë dhëmbët gjirafes, sepse Kryetar shteti e kemi një tradhtar të paskrupullt, të cilit që moti është dashur t’i vijë fundi, sikur populli të mos e kishte ngrënë bananen e tij, që dy dekada si majmuni.

Shkruan, Lirim Gashi

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


“Covid-19 do ta lërë botën më ndryshe se që ‘e gjeti’ – dhe më të përgatitur për pandeminë tjetër”

“Covid-19 do ta lërë botën më ndryshe se që ‘e gjeti’ – dhe më të përgatitur për pandeminë tjetër”

Sindikata kërkon që edhe punëtorët e KEDS-it të përfshihen në pakon emergjente

Sindikata kërkon që edhe punëtorët e KEDS-it të përfshihen në pakon emergjente

25 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni, regjistrohet edhe një viktimë

25 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni, regjistrohet edhe një viktimë

Ministri i Financave thotë se edhe gazetarët janë përfshirë në pakon e ndihmës së qeverisë

Ministri i Financave thotë se edhe gazetarët janë përfshirë në pakon e ndihmës së qeverisë

43 persona të prekur me Covid-19 janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive

43 persona të prekur me Covid-19 janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive

Gucati: Kategoritë e dala nga lufta të përfshihen në pakon emergjente të Qeverisë

Gucati: Kategoritë e dala nga lufta të përfshihen në pakon emergjente të Qeverisë

Kurti: Reciprocitet, sepse barazi – jemi për tregti pa pengesa me shtetet e rajonit

Kurti: Reciprocitet, sepse barazi – jemi për tregti pa pengesa me shtetet e rajonit

Shërbimi Korrektues: Dy zyrtarë të infektuar me koronavirus, gjenden në karantinë

Shërbimi Korrektues: Dy zyrtarë të infektuar me koronavirus, gjenden në karantinë

Kosova do të furnizohet me miell dhe grurë të mjaftueshëm

Kosova do të furnizohet me miell dhe grurë të mjaftueshëm

Heqja e taksës jep efektin e vet, 16 maune nga Serbia futen në Kosovë – asnjë nga Bosnja

Heqja e taksës jep efektin e vet, 16 maune nga Serbia futen në Kosovë – asnjë nga Bosnja

Komuna e Obiliqit ka filluar me shpërndarjen e 1200 pakove për familjet në nevojë

Komuna e Obiliqit ka filluar me shpërndarjen e 1200 pakove për familjet në nevojë

Arabia Saudite kërkon nga besimtarët që t’i shtyjnë rezervimet për haxh

Arabia Saudite kërkon nga besimtarët që t’i shtyjnë rezervimet për haxh

Konjufca për reciprocitetin ndaj Serbisë: Barazia është rruga e vetme për normalizim marrëdhëniesh

Konjufca për reciprocitetin ndaj Serbisë: Barazia është rruga e vetme për normalizim marrëdhëniesh

Rama: Do ta zgjerojmë paketën financiare gjatë muajit prill

Rama: Do ta zgjerojmë paketën financiare gjatë muajit prill

Shtetet e Bashkuara ishin të qarta se Kosova duhet të heqë të gjitha tarifa

Shtetet e Bashkuara ishin të qarta se Kosova duhet të heqë të gjitha tarifa

Klubi i Prodhuesve mbështet vendimin e qeverisë për reciprocitet me Serbinë

Klubi i Prodhuesve mbështet vendimin e qeverisë për reciprocitet me Serbinë