Gratë e AAK-së përkrahin protestën e thirrur kundër Vuk Jeremiçit në Prishtinë

E publikuar: 29/08/2016 12:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleanca e Gruas se Kosovës ka njoftuar se e përkrahë protestën kundër nominimit të Vuk Jeremiç për Sekretar të Përgjithshëm të OKB-së, e cila do të mbahet më 3 shtator në Prishtinë tek sheshi Zahir Pajaziti, në ora 12:00.

“Aleanca e Gruas se Kosovës(AGK) mbështet letrën protestuese të dërguar për të gjithë ambasadorët e shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit dhe Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, nga gratë e Srebrenicës dhe Zhepës, letër kjo që kundërshton nominimin e Jeremiçit”, thuhet në njoftim.

AGK kërkon nga OKB që të mos përkrahin kandidaturën aktuale dhe cilën do kandidaturë që vjen nga shteti i Serbisë përderisa Serbia: nuk kërkon falje për krimet e bëra në luftën e fundit në Kosovë; nuk kthehen trupat e të pagjeturve; nuk njeh shtetin e Kosovës dhe vazhdon të sillet në mënyrë të papranueshme karshi çdo iniciative të Kosovës për anëtarësim në organizata të ndryshme nderkombetare.