Grabitet një barnatore në Gjilan

E publikuar: 12/11/2019 12:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në rrugën “7 Shtatori”, në Gjilan është raportuar për një gabitje të armatosur në një barnatore.

“Grabitja është kryer nga një person i dyshuar (i panjohur) mashkull shqiptar, i maskuar dhe nën kërcënim të armës-pistoletë, nga punëtorët e barnatores ka marr një shumë parash dhe ishte larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e policisë.

Të njëjtit shtojnë se nuk është raportuar për persona të lënduar në këtë rast./Infosot/