Google zëvendëson Drive me Backup & Sync në desktop

E publikuar: 16/09/2017 05:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Google do të mbyllë përfundimisht aplikacionin Drive në desktop ër ngarkimin e skedarëve në shërbimin cloud nga Windows dhe Mac.

Shërbimi do të zëvendësohet nga Backup & Sync i cili debutoi muajin e kaluar dhe shërben për të mbajtur të përditësuar skedarët tuaj në cloud.

Përveç kësaj, përdoruesit e G Suite do të përfitojnë nga një veçori e re e quajtur Drive File Stream, që do të thotë se përdoruesit mund të shohin skedarët në cloud sikur të ishin në hardiskun e tyre.

Ideja është që skedarët të jenë lehtësisht të aksesueshëm kurdoherë pa zënë hapësirë në hardiskun tuaj.

Backup & Sync mund të shkarohet që nga ky moment. Mbani mend se Drive në Desktop nuk do të jetë funksional që nga Marsi i 2018-ës. /PCWorld Albanian