Google shet tek një konsumator një Pixel 2 XL pa sistem operativ

E publikuar: 02/11/2017 21:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në teori Pixel 2 XL është një telefon i mrekullueshëm. Në praktikë debutimi i telefonit të Google ka parë vetëm çudi e histori të padëgjuara më parë siç është edhe kjo e sotmja.

Një përdoruesi i Reddit ka kaluar më të keqen sepse Pixel 2 XL i tij është pa një sistem operativ të instaluar. Me fjalë të tjera vetëm një tullë.

Nuk dihet sesa i madh është ky problem. Një kërkim në Google tregoi edhe një person tjetër të ketë raportuar por ende situata nuk është endemike.

Gjithashtu vlen të theksohet se një përdorues i vetëm i Reddit nuk përbën provë. Postimet mund të manipulohen dhe e gjitha për momentin është një spekulim derisa Google ta konfirmojë.

Përdoruesi i Reddit thotë se Google i ka premtuar zëvendësimin e telefonit dhe dhuruar një kartë dhuratë në Google Play si kompensim. /PCWorld Albanian