Google lançon një rival të AirDrop të quajtur Files Go

E publikuar: 10/11/2017 03:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në fillim të kësaj jave Google aksidentalisht zbuloi një aplikacion të ri Files Go në Play Store i cili shërben për menaxhimin dhe shpërndarjen e skedarëve, por kompania e tërhoqi me shpejtësi.

Tashmë kompania do të risjellë aplikacionin në formën e një version beta për këdo që dëshiron ta provojë.

Files Go është dizajnuar që ti ndihmojë përdoruesit të menaxhojnë skedarët dhe të pastrojnë memorien nga të dhëna dhe përmbajtje të padobishme.

Por edhe më interesant është fakti se aplikacioni mund të dërgojë dhe pranojë të dhëna nga pajisjet lokale Android edhe pa një linjë interneti.

Files Go është pjesë iniciativës Android GO, një sistem operativ dhe aplikacione të cilat funksionojnë në sistemet më pak të fuqishme.

Aplikacionet si Youtube GO, i cili gjithashtu është në fazë beta ofrojnë funksione të ngjashme. Me këtë në mendje, Files Go është një tjetër hap natyral me të njëjtën logjikë.

Files Go Beta është i disponueshëm nga Play Store por Google ende nuk ka dhënë informacione rreth versionit final. /PCWorld Albanian