Google heq aplikacionin UC Browser nga Play Store

E publikuar: 17/11/2017 17:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Chrome, Firefox dhe Opera janë shfletuesit më popullor që njohim sot, megjithatë një shfletues mobil në Play Store kishte arritur 500 milion shkarkime përpara se të hiqej nga dyqani i aplikacioneve.

Bëhet fjalë për UC Browser, aplikacionin në pronësi të Alibaba. Google tha për Economic Times se kishte hequr aplikacionin sepse ka shkelur disa prej politikave të kompanisë për ofrimin e një eksperience pozitive dhe të sigurtë për përdoruesit.

Alibaba tha se heqja e UC Browser nga Play Store kishte të bënte me një konfigurim specifik të aplikacionit që nuk ishte në një linjë me politikat e Google.

UCWeb tha se kishe aplikuar ndryshimet e nevojshme dhe kishte ridërguar aplikacionin për rishikim tek Google. Javën e ardhshme pritet rikthimi i tij në Play Store.

Kjo ngjarje erdhi pasi dyshimeve se shfletuesi kishte përdorur metoda të keqdashëse për promovimin e aplikacionit tek përdoruesit e rinj.

Mbetet e paqartë nëse shfletuesi shkarkon të dhëna të përdoruesit apo gjurmon aktiviteitn e tyre në sfond. Shpresojmë që në të ardhmen UCWeb të jetë më transparent lidhur me incidente të ngjashme. /PCWorld Albanian