Google Duo tashmë pjesë integrale e telefonëve Android

E publikuar: 12/10/2017 16:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Google ditën e Mërkure lajmëroi integrimin e video thirrjeve në Android me anë të Google Duo.

Ky integrim do të bëjë të mundur realizimin e video thirrjeve përmes Duo nga tre aplikacione kyçe: Android Messages, Contacts dhe Phone.

Megjithatë marrësi i video thirrjes duhet të ketë të intsluar Duo-n dhe një prej telefonëve të mbështetur që janë: Pixel, Android One ose Nexus.

Google Duo është aplikacioni dedikuar video thirrjeve prezantuar nga Google në Android dhe iOS në Gusht të vitit të kaluar.

Është një prej shumë aplikacioneve të komunikimit të Google si Android Messages, Allo, Hangouts Chat dhe Hangouts Meet.

Integrimi i Duo në Phone, Contacts dhe Android Messages funksionon njëlloj siç funksionon aplikacioni më vehte. Thjeshtë përzgjidhni opsionin Video Call nga një prej tre aplikacioneve të përmenduara.

Duo-n mund ta shkarkoni nga Google Play. Në Mars ai u pajis me opsionin për të kryer vetëm thirrje me zë.

Sa i takon telefonëve që mund të komunikoni me video me funksionin e integruar të Duo vetëm disa prej tyre janë përfshirë: Nexus 6, Nexus 5X, Nexus 6P, Pixel dhe Pixel XL dhe gjenerata e dytë e këtyre të fundit. /PCWorld Albanian