Google bashkëpunon me Shtëpinë e Bardhë për të ofruar internet falas për familjet e varfra

E publikuar: 17/07/2015 02:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shtëpia e Bardhë po bashkëpunon me Google-in si dhe operatorë të ndryshëm, si Sprint, Centurylink dhe Cox, për të ofruar internet falas tek familjet me ardhura të ulëta.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, zbuloi sot programin pilot gjatë një fjalimi të mbajtur sot tek një gjimnaz në Durant, Oklahoma.

Programi quhet ConnectHome dhe në fazën e parë do të sigurojë internet falas për 275,000 familje me të ardhura të ulëta në të gjithë vendin. Fillimisht ky program do të vihet në zbatim në 27 qytete, si Los Anxhelos, Atlanta, Newark, Cleveland, New Orleans dhe Oklahoma.