Gjyshja Venga nga Bullgaria, me parashikim të frikshëm për Rusinë dhe Vladimir Putinin

E publikuar: 19/03/2018 11:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Profetja e verbër nga Bullgaria, parashikoi ngjarje të ndryshme si rrëzimin e Kullave Binjake, BREXIT-i dhe disa cunami shkatërrues.

Në kohën kur banorët rus i janë drejtuar kutive të votimit, për t’i dhënë ose jo Putinit mandatin e katërt, mediat raportojnë një parashikim që kishte bërë gjyshja Venga gjatë vitit 1979, shkruan Telegrafi.

“Të gjitha do të shkrihen, sikur akulli, vetëm një do mbetet i paprekur – lavdi i Vladimirit, lavidi i Rusisë. Shumë është bërë për këtë viktimë, por askush nuk do ta ndalë Rusisë”, ka thënë Venga shkrimtarit Valentin Sidorov. Madje, e njohura si ‘Nostradamusi i Ballkanit’ ka shkuar edhe më larg, duke thënë se “në rrugëtimin e saj, Rusia do të merr çfarë t’i del përpara dhe ta sundojë botën”.

Para se të vdiste më 1996 në moshën 96-vjeçare, parashikuesja e lindur si Vangelia Gushterova, e kishte parashikuar Rusinë si një shtet me ndikim të madh.

Parashikimet e gruas që u verbua gjatë një cunami, deri më tani kanë dalë 68 për qind të sakta, ndërsa ndjekësit e saj, pretendojnë se janë realizuar deri në 85 për qind.

Gjatë karrierës 50-vjeçare, ajo ka bërë parashikime edhe për armët nukleare dhe Luftën e Tretë Botërore. /Telegrafi/