Gjyshja 65-vjeçare ndaloi plaçkitësin që po ndiqej nga policia (Foto)

E publikuar: 07/02/2019 15:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Iris Davis nga Dublini i Irlandës, që jeton në Floridë të Shteteve të Bashkuara, ka kryer me sukses një intervenim policor, duke iu falënderuar fuqisë së fituar nga stërvitjet në palestër.

Para dhjetë vitesh, kur ishte 65-vjeçare, ajo dëgjoi sirenat dhe doli në rrugë që të shihte se çfarë po ndodhte dhe kuptoi se po ndërmerrej një aksion për ta kapur një plaçkitës të ikur, transmeton Telegrafi.

“Nga një veturë në shpejtësi dolën pesë persona, derisa katër ikën, njëri prej tyre ishte shumë pranë meje dhe e rrëzova, për ta mbajtur të bllokuar, derisa e arrestuan” ka thënë Davis.

Kjo kishte ndodhur kur të dyshuarit, po ndiqeshin nga dhjetë vetura policore, por arritën t’ju shmangen dhe më pas të ikin me vrap.

“Kaluan sa vjet, por ende e mbaj mend mirë, se vendosa në atë moment, të bëj diçka dhe vendimi ishte i mirë” ka shtuar gjyshja e fuqishme.

Fizikun e saj të përkryer, Davis e ka nga ushtrimet e vazhdueshme, që i filloi në moshën 22-vjeçare kur mbeti e vej dhe vetëm një fëmijë të vogël.

Tani që feston ditëlindjen e 75-të, nuk e ka ndërmend të ndalojë me ushtrimet dhe ushqimin sa më të shëndetshëm. /Telegrafi/