Gjyqtarët dhe prokurorët kosovarë zhvillojnë vizitë në Minnesota

E publikuar: 23/09/2019 12:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës ka bërë të ditur se disa gjykatës dhe prokurorë kosovarë kanë vizituar shtetin Minnesota, për të diskutuar më shumë rreth praktikave dhe strategjive sa i përket udhëzimit të dënimeve.

Sipas ambasadës, kjo vizitë kishte për qëllim zhvillimin, monitorimin dhe vlerësimin e mëtejshëm të dënimeve në mënyrë që të krijohet më shumë transparencë në Kosovë, njofton Klan Kosova.

“Kjo është edhe një tregues tjetër që Shtetet e Bashkuara po e mbështesin Kosovën në fushën e sundimit të ligjit”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të ambasadës në gjuhën angleze.