Gjykata në Gjermani: Volkswagen të dëmshpërblejë klientët

26.05.2020 09:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Gjykata në Gjermani: Volkswagen të dëmshpërblejë klientët

Volkswagen duhet të dëmshpërblejë klientët e saj. Ky është vendimi i një gjykate federale të Kasacionit në Gjermani, në kuadër të procesit diselgate.

Konsumatorët sidoqoftë, janë të detyruar të zbresin kilometrat e përshkuar nga shumë në para që do të marrin. Sipas vetë Volkswagen, janë 60 mijë rastet e lidhura me skandalin. Procesi nisi me denoncimin e një pensionisti që në 2014 bleu një volksvagen Sharan, të përdorur, për 31500 euro dhe që kishte një motor dizel EA 189, pikërisht lloji që gjendet në qendër të skandalit të emetimeve, kur kompania kishte instaluar në plot 11 milionë makina softuerin e paligjshëm që manipulonte të dhënat. Denoncuesi kërkoi tia kthente makinën e tij volkswagenit dhe të merrte mbrapsht paratë që kishte paguar për ta blerë. Një gjykatë i kishte dhënë atij vitin e shkuar 26 mijë euro shpërblim për dëmtim me qëllim, duke zbritur nga shifra totale zhvlerësimin e përllogaritur nga përdorimi i makinës.

Të dyja palët në çështje kishin bërë apel në kasacion deri në vendimin e të hënës. Edhe pse ai i shqyrtuar në Karlsruhe është një rast i vetëm, është e qartë që gjykata të ndryshme rajonale do ti referohen atij duke i dhënë udhë çështjeve të tjera ligjore ndaj volkswagenit. Vetë kompania përllogarit se përballet me rreth 60 mijë padi ndërsa dhjetëra e mijëra shoferë kanë arritur marrëveshje me të. “Ky është fillimi i vërtetë i dieselgate”, thotë avokati i pensionistit sipas të cilit do të ketë një shumëfishim të rasteve të ngjashme në gjykata madje edhe në adresë të kompanive të tjera që prodhojnë automobilë./tch/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


WhatsApp bie në të gjithë botën: Mijëra përdorues raportojnë probleme

WhatsApp bie në të gjithë botën: Mijëra përdorues raportojnë probleme

Vdes në moshën 59-vjeçare vajza e vogël e Nelson Mandela-s

Vdes në moshën 59-vjeçare vajza e vogël e Nelson Mandela-s

Manchester United gati për finalen e madhe, rast i artë që nuk duhet shpërdoruar

Manchester United gati për finalen e madhe, rast i artë që nuk duhet shpërdoruar

5 këshilla për ta përmirësuar etikën e punës

5 këshilla për ta përmirësuar etikën e punës

8 punë që mund t’i bëni edhe nga shtëpia

8 punë që mund t’i bëni edhe nga shtëpia

Jolie e quan të bijën Zahara një ‘femër të jashtëzakonshme’: Kam mësuar shumë prej saj

Jolie e quan të bijën Zahara një ‘femër të jashtëzakonshme’: Kam mësuar shumë prej saj

Zidane: Përqendrimi është vetëm te Granada, kampion bëhet ai që ka më së shumti pikë në fund

Zidane: Përqendrimi është vetëm te Granada, kampion bëhet ai që ka më së shumti pikë në fund

​Ankesat ndaj gjyqtarëve të drejta, FFK urgjentisht të gjejë zgjidhje

​Ankesat ndaj gjyqtarëve të drejta, FFK urgjentisht të gjejë zgjidhje

Mourinho e do talentin premtues të Romës

Mourinho e do talentin premtues të Romës

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Dy penallti e shpëtojnë Juventusin nga disfata e parë kundër Atalantas në 19 vjet

Dy penallti e shpëtojnë Juventusin nga disfata e parë kundër Atalantas në 19 vjet

Duka uron De Biasin për punën e re: Do të kesh gjithmonë vend në historinë tonë

Duka uron De Biasin për punën e re: Do të kesh gjithmonë vend në historinë tonë

Moti për ditën e nesërme

Moti për ditën e nesërme

Igli Tare: S’ka arsyetime, por kemi shumë mungesa në skuadër

Igli Tare: S’ka arsyetime, por kemi shumë mungesa në skuadër

Kur mund të shpallet kampion Real Madridi?

Kur mund të shpallet kampion Real Madridi?

Zidane: VAR të mos përdoret shumë shpesh

Zidane: VAR të mos përdoret shumë shpesh