Gjykata çeke vendos për ekstradimin e hakerit rus

E publikuar: 31/05/2017 07:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një gjykatë në Republikën Çeke ka vendosur që hakeri rus i dyshuar për sulme kompjuterike në Amerikë dhe Rusi, mund të ekstradohet në të dy vendet.

Gjykata komunale e Pragës e ka nxjerrur vendimin për rastin e Yevgeny Nikulin, i cili është i akuzuar nga Shtetet e Bashkuara për hakimin e kompjuterëve dhe vjedhjen e informacioneve nga kompani të mëdha duke përfshirë LinkedIn dhe Dropbox.

Rusia po ashtu është duke kërkuar ekstradimin e 29 vjeçarit i cili është arrestuar nga autoritetet çeke në tetor bazuar në një urdhër të Interpolit me kërkesë të Amerikës.

Vendimi përfundimtar do të jetë në duart e ministrit çek të drejtësisë, i cili mund të miratojë ekstradimin për ndonjërin nga këto vende.

Zyrtarët rusë kanë bërë të ditur se ata kanë punuar për të ndaluar ekstradimin e Nikulin në Amerikë.

Fati i Nikulin-it është duke u vendosur në kohën e hetimeve për ndërhyrje eventuale tw Rusisë në zgjedhjet amerikane.

Zyrtarët amerikanë pretendojnë se këto sulme kanë ndikuar në fitoren e presidentit Trump./rel/