Gjuriq:Veriu që nga nesër me gjykatë dhe prokurori me shumicë serbe

E publikuar: 19/10/2017 15:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pala serbe që nga nesër do të jetë e gatshme për themelimin e Gjykatës së re dhe të Prokurorisë me shumicë serbe në veri të Kosovës që është shtyrë dy ose tre ditë nga ajo që ishte planifikuar.

Kështu, Serbia do të jetë e gatshme që në tërësi të përmbushë detyrimet rreth Marrëveshjes për Drejtësi, ka deklaruar Marko Gjuriq, drejtor i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën, transmeton Koha.net.

“Por ajo që për mua është krejtësisht e çuditshme është fakti se një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare dhe Prishtina po vajtojnë për shtyrjen dy ose tre ditë dhe nuk po e shohin se po vonohen për 1643 ditë për themelimin e Asociacionit të komunave serbe”, citon radio Kim të ketë thënë Gjuriq.