Gjilani siguron Raiffeisen Superliga

E publikuar: 11/06/2015 18:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjilani ngjitet në Raiffeisen Superliga, pasi mundi 4-3 në ndeshjen e play-out Vëllaznimin e Gjakovës, që nuk arriti dot të sigurojë qëndrimin mes më të mirëve të futbollit kosovar.

Faton Maloku ishte heroi për ekipin e Gjilanit, teksa arriti të presë jo vetëm penalltitë por gjithashtu u tregua I jashtëzakonshëm dhe gjatë 120 minutave të lojës duke ndalur në më shumë se një rast sulmuesit gjakovar.

Vëllaznimi në fakt e dominoi lojën duke krijuar raste të shumta përpara portës së gjilanasve që kërkonin ngjitjen në Superligë, por I mungoi saktësia përpara portës. 120 minutat e lojës u mbyllën me rrjeta të paprekura me dy ekipet që patën nevojë për ekzekutimin e penalltive për të përcaktuar se cila prej tyre do të ishte pjesë e edicionit të ardhshëm të Raiffeisen Superliga. Nga pika e bardhë lojtarët e Gjilanit shënuan 4 herë kundrejt 3 të Vëllaznimit duke siguruar dhe kalimin mes më të mirëve të futbollit kosovar.