Gjermania: Nuk ka njohje të pavarësisë së Katalonisë

E publikuar: 11/10/2017 15:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deklarata për shpalljen e pavarësisë së Katalonisë mund të jetë “ilegale” dhe nuk do të gjente kurrfarë njohjeje, tha sot zëdhënësja e kancelares gjermane Angela Merkel, Ulrike Demer.

E pyetur nëse Gjermania do të ndihmojë në bisedimet ndërmjet Katalonisë dhe Spanjës, Demer tha se kjo është çështje e brendshme e Spanjës dhe se Gjermania nuk do të përzihet.