Girona 0-3 Barcelona, notat e lojtarëve (Foto)

E publikuar: 24/09/2017 05:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona ka shënuar fitoren e radhës në kampionat, duke fituar në udhëtim te Girona me rezultat 3-0.

Skuadra e Ernesto Valverdes nuk di për humbje dhe as barazim në gjashtë ndeshjet e para në La Liga, duke shënuar po kaq fitore.

Golat në këtë ndeshje për Barçën erdhën nga dy autogolat e Gironas, me Aday Benitez (17’) dhe Gorka Iraizos (48’), ndërsa për 3-0 shënoi Luis Suarez (70’).

Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte pikërisht uruguaiani Suarez, i cili u vlerësua me notë 7.9, ndërsa nota më e ulët shkoi për mbrojtësin Benitez që u notua me 5.3. /Telegrafi/

Girona:

Dështuan edhe Maffeo, Juanpe dhe Ramalho

Barcelona:

U vlerësuan pozitivisht edhe Roberto, Mascherano dhe Alba