Gentjan Dema organizon Koncert Humanitar në Tiranë më 8 maj “Shpresë për Shqipërinë “

18.04.2016 18:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Gentjan Dema organizon Koncert Humanitar në Tiranë më 8 maj “Shpresë për Shqipërinë “

“Shpresë për Shqipërinë” është një ndër projektet më shenjtëror që organizohen në mbarë kombin tonë. Qëllimi kryesor është sensibilizimi i njerëzve për të qënë dhurues vullnetar të GJAKUT duke i’u ardhur në ndihmë fëmijëve të sëmurë me Talasemi, i cili organizohet nga artisti zemërbardhë i yni, Gentjan Dema. Ai na vjen në intervistë ekskluzive për të na njohur më tepër rreth koncertit të datës 8 maj.

Si lindi ideja e realizimit të koncertit “Shpresë për Shqipërinë”?

Si ide më ka lindur që kur kam qenë në universitet, pasi unë gjithmonë kam qënë marrë me organizimet e aktiviteteve të shkollave, si në të mesmen, ashtu edhe në të lartën. Gjithmonë kisha dëshirë që të bëja një event social, ku unë mund t’ju vija në ndihmë disa shtresave në nevojë të shoqërisë tonë dhe kështu më lindi ky event.

Nga kush u përkrahët fillimisht dhe si u prit nga publiku?

Edicioni i parë ka qenë vërtetë shumë i vështirë, pasi asnjëherë nuk mundet të të besojë njeri për çfarë ti mund të bësh në të vërtetë. Gjithmonë të duhet një “CV” e kompletuar që të bëhesh i besueshëm për palën tjetër, e sidomos tek bizneset ku ata duhet të më besonin mua logon e biznesit të tyre. E kështu që hera e parë ka qenë plotësisht investim i imi personal, sepse doja me çdo kusht ta realizoja edhe sikur vetëm njëherë të vetme.

Cila është arsyeja e organizimit të këtij evenimenti?

Zanafilla e saj u nis si një event lokal, por nga edicioni i dytë, fillova të projektoja një projekt gjigand, ku në brendësi të saj të ishte e gjithë shqiptaria, kudo që ndodhej. Doja ta titulloja “Shpresë për Shqipërinë”, sepse çdo gjë që do bënim, të ishte një rreze shprese për secilin individ ku ne mund të jepnim nga vetja jonë gjënë më të shtrenjtë, “dhurimin e gjakut”. Çfarë dua të arrij me këtë event, është sensibilizimi i të gjithë njerëzve për të dhuruar gjak vullnetarisht dhe gjithashtu të bëjmë bamirësi në kuptimin e saj të plotë, me aq pak mundësi sa kemi për të arritur qëllime të mëdha, tek sa shikon fytyra të buzëqeshura dhe jetë të shpëtuara nga gjesti yt shumë i vogël human.

Domethënë, gjithçka bëhet për t’u solidarizuar me personat me aftësi të veçanta?

Duke qenë se ky event bëhet një herë në vit, por që në fakt jehona e saj zgjat shumë, pasi vetë artistët lënë shumë gjurmë tek admiruesit e tyre dhe ky është edhe qëllimi final i saj. Falë mediave dhe rrjeteve sociale, ne mund t’i shikojmë në çdo kohë fotot ku artistët kanë qenë pjesë e këtij eventi, e kështu që fansat mund të bëjnë çfarë idhulli i tyre bën me vepra, (në rastin tonë tek “Shpresë për Shqipërinë”). Ky event organizohet çdo datë 8 Maj, pasi siç njihet edhe si “Dita botërore e Talasemisë” (Ata fëmijë që ju duhet të kryejnë transfuzion gjaku 1-2 herë në muaj).

Një pjesë e madhe e artistëve ju dolën përkrah. Edhe sivjet do ndodhë ashtu?

Padiskutim! Nuk kam fjalë t’i falenderoj artistët tanë shqiptar, pasi kanë një zemër të madhe humane që nuk hezitojnë asnjëherë për t’u bërë pjesë e këtyre eventeve me bazë humanizmin. Gjithmonë i kam pasur të gatshëm, por shkaku i të mos qenit ndonjëherë prezent ka qenë thjeshtë fakti I ndonjë aktiviteti tjetër që ka qenë mbyllur si kontratë më përpara. Por, di të them që kam pasur edhe artistë që e kanë anulluar koncertin e tyre duke e shtyrë në një datë tjetër, vetëm e vetëm që të mos mungojnë këtu.

Ju përgëzojmë për këtë, sepse jeni i vetmi që po bëni një mrekulli të këtillë!

Dua të them që Shpresë për Shqipërinë nuk është vetëm i Gentit, por i të gjithëve që kanë dëshirë të sensibilizojnë apo të ndihmojnë shtresat e vafëra dhe me nevoja të ndryshme jetike, ndaj unë jam gjithmonë i hapur për bashkëpunime si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e kudo. Unë thjeshtë e startova këtë ide duke e sjellur deri këtu, tashmë mund të suportoj me emrin tim shumë evente sociale.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Sekretet e njeriut që jetoi 256 vite (Foto)

Sekretet e njeriut që jetoi 256 vite (Foto)

Përse dëshirojmë t’i shikojmë femrat e huaja?

Përse dëshirojmë t’i shikojmë femrat e huaja?

Çifti në Pejë kapet duke bërë seks në oborrin e çerdhes (VIDEO)

Çifti në Pejë kapet duke bërë seks në oborrin e çerdhes (VIDEO)

Një vajzë moskokëçarëse! (Foto)

Një vajzë moskokëçarëse! (Foto)

Nuhiu debuton me gol për Kosovën

Nuhiu debuton me gol për Kosovën

Formacionet zyrtare: Kosovë – Islandë

Formacionet zyrtare: Kosovë – Islandë

Luana ka një fanse të çmendur, shikojeni çfarë bën ajo (FOTO)

Luana ka një fanse të çmendur, shikojeni çfarë bën ajo (FOTO)

Shqiptarët ‘pushtojnë’ Palermon, këto FOTO na bëjnë krenar

Shqiptarët ‘pushtojnë’ Palermon, këto FOTO na bëjnë krenar

Kush po përgatit kafe për futbollistët e Kosovës? (VIDEO)

Kush po përgatit kafe për futbollistët e Kosovës? (VIDEO)

Vedat Bajrami ka një mesazh motivues për Besart Berishën dhe të sapoardhurit tjerë (Foto)

Vedat Bajrami ka një mesazh motivues për Besart Berishën dhe të sapoardhurit tjerë (Foto)

Futbollistët e Kosovës luten në xhami para ndeshjes kundër Islandës

Futbollistët e Kosovës luten në xhami para ndeshjes kundër Islandës

Festa e ‘Intelektualëve’ në Shkodër para ndeshjes Kosovë – Islandë (FOTO)

Festa e ‘Intelektualëve’ në Shkodër para ndeshjes Kosovë – Islandë (FOTO)

Xherdan Shaqiri shënon gol si në ‘Euro 2016’, qorron portierin (Video)

Xherdan Shaqiri shënon gol si në ‘Euro 2016’, qorron portierin (Video)

Podolski: Wenger ndërtoi Arsenalin nga asgjëja

Podolski: Wenger ndërtoi Arsenalin nga asgjëja

Trashëgimtarja simpatike e Top Channel: ‘Ja për çfarë jam gati të vdes…!’(FOTO)

Trashëgimtarja simpatike e Top Channel: ‘Ja për çfarë jam gati të vdes…!’(FOTO)

Policia e Tiranës jep alarmin: Kujdes nga këto vajza në internet!

Policia e Tiranës jep alarmin: Kujdes nga këto vajza në internet!