Gecaj: Gabimi i Haradinajt është bashkëpunimi me antiamerikanët e VV-së

E publikuar: 10/02/2016 14:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit, ka publikuar një deklaratë të dhënë më herët nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, i cili ndër të tjera thotë se “bombardimi që bënë ndërkombëtarët dhe perëndimi në vitin 1999 kundër Serbisë u bë i mundshëm për interesa gjeostrategjike që mund t’i kenë pasur shtetet e Perëndimit dhe në veçanti SHBA-të”.

Duke iu referuar dokumentarit ,Gecaj i është kundërpërgjigjur Ymerit, i cili gjatë ditës ka thënë se Ramush Haradinaj ka gabuar që ka shkuar te presidentja në takimin e para pak ditëve.

Sipas tij, “gabimi i vetëm i Haradinajt do të ishte nëse do të vazhdonte të shfrytëzohet nga Vetëvendosje”, të cilën Gecaj e quan “lëvizje antiamerikane”.

“S’po besoj që ka ra Ramushi në atë derexhe sa me i dhënë mend ky zotëria që e konsideron intervenimin e NATO-s në Kosovë ‘për interesa të imperializmit amerikan’”, shkruan Gecaj, duke postuar edhe videon e deklaratës së Visar Ymerit, raporton Koha.net.