Gani Dreshaj: njeriu i Kosovës- për Kosovën!

E publikuar: 01/06/2017 01:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sa herë që dëgjohet emri Gani Dreshaj- në Prishtinë, Tiranë, Shkup dhe viset tjera shqiptare në Ballkan por edhe në Diasporë- Gjermani, Zvicër, Skandinavi e deri në Amerikë, në mesin e afaristëve, politikanëve e publicistëve, me të, lidhet shprehja Kosovë. Gani Dreshaj, i njohur për afarizëm të suksesshëm, bamirësi të pafundme, këmbëngulje për rrënjëzim në atdhedashuri dhe njerëzi e cila s’njeh kufinjë!

I lindur në Vrellë, shkolluar në Istog dhe me biznese në tërë kontinentin europian, nëpër jetën dhe punën e Gani Dreshajt kanë kaluar të gjitha klasat politike, liderët e shkuar dhe sotëm të Kosovës dhe njeriu, sidomos njeriu i vogël, i thjeshtë, i punë e papunë i vendit për të cilin Dreshaj kurrë nuk ka rreshtur së punuari dhe angazhuari.

Fakti që Gani Dreshaj është përcaktuar që të kandidojë për listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me të nominuarin për kryeministër, Ramush Haradinajn, për të don të thotë shumë.

“Jam i bindur që vetëm Ramush Haradinaj do ta ketë forcën dhe vizionin ta ndryshojë këtë vend”, shprehet Dreshaj për Gazeta Blic dhe shton “Motoja e Ramushit, motoja jonë “Ka Ardhë Koha për Njerëzit e Mirë të Kosovës” është moto e cila më frymëzon dhe jep optimizmin që sot si asnjëherë më parë Kosova ka rastin e madh historik të nisë ta një kapitull të ri në historinë e saj. Me Ramushin do t’ia dalim në krye”, thotë Dreshaj i cili e ka mëse të qartë që partnerët europianë, miqtë e tij të shumtë nga politika jo vetëm në Ballkan por sidomos në “kryeqytetin” dhe kryeqytetin europian Berlin, tek Haradinaj do të gjejnë partnerin e mirëfilltë për të hapur vende pune dhe investime në Republikën e Kosovës.

Gani Dreshaj nuk është nga afaristët dhe politikanët që shet mend për bizneset dhe bamirësinë të cilat kurrë s’i ka ndalur. Dhe këtë e bën për shkakun që nuk hyn në radhën e afaristëve që duan të përfitojnë nga të këqijat dhe vuajtjet e popullit, qytetarëve të Kosovës. Prandaj, ai këso radhe, është më i vendosur se kurrë që të jetë zëri i qytetarit të Kosovës dhe diasporës në zgjedhjet e 11 Qershorit, me numrin 80 në kuadër të Listës PDK-AAK-NISMA. /Gazeta Blic/